Vlorë, denoncohen "pseudo-stomatologët": Rrezikojnë pacientët

Vlorë, denoncohen "pseudo-stomatologët": Rrezikojnë

Në Vlorë ushtrojnë veprimtari psedo stomatologë që shpesh herë ushtrojnë veprimtari pas emrave të mjekëve të huaj të ardhur në Shqipëri për punë të tjera! Denoncimi vjen nga Urdhri i Stomatologut në Vlorë, që thotë se disa prej tyre janë denoncuar edhe në organin e akuzës.

Urdhri i Stomatologut në Vlorë ka denoncuar në prokurori ata që i cilëson psedo mjekë stomatologë që ushtrojnë veprimtarinë pa diplomë duke rrezikuar deri shëndetin e pacientëve.

Venedike Xhaferri në emër të urdhërit denoncon se në qytetin e bregdetar janë evidentuar klinikave që sipas saj ushtrojnë veprimtari pas emrit të mjekëve të huaj që kanë ardhur në Vlore për punë të tjera

Venedike Xhaferri: Keni kujdes sepse këtu operojnë pseudo mjekë dhe kryesisht e shesin veten këto klinika nën emrin e këtyre mjekëve që e heqin veten si të huaj.  Kanë ardhur për punë të ndryshme në qytetin e Vlorës dhe midis tyre bëjnë punën e mjekut stomatolog.

Ndërsa u bën thirrje qytetarëve për kujdes, Urdhri i Stomatogut në Vlorë paralajmëron abuzuesit se do të përballen me drejtësinë.

Venedike Xhaferri: Sqarojmë që këta mjekë ose pseudo mjekë ne i kemi deklaruar dhe më përpara dhe i kemi paditur në organet kompetente si në prokurori dhe në Urdhrin tonë.

Për këtë cështje, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka nisur një aksion, rezultatet e të cilit pritet të bëhen publike në ditët në vijim.

 /oranews.tv/

EMISIONET