Nënë e bijë janë plagosur me sëpatë gjatë një konflikti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës.

Burime nga policia për RTV Ora bëjnë të ditur se konflikti ka nisur mes xhaxhait dhe nipit të tij, Mariglen Çobani. Më pas në konflikt është përfshirë edhe gruaja e xhaxhait sëbashku me vajzën e saj. Gjatë konfliktit nipi ka godit me bishtin e sëpatës nusen e xhaxhait dhe kushërirën e tij.

"Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit  M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen", thuhet në njoftimin e policisë.

Të plagosurat janë transportuar në spital e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


/Ora News.tv/