Kapet drogë në portin e Vlorës. Një sasi prej 161 kg lëndë narkotike është sekuestruar gjatë ditës së sotme nga policia kufitare e Vlorës. Mësohet se droga po transportohej me një kamion mallrash. Gjatë kontrollit të bluve në mjetin tip “Renault” me targa AA 524 AJ, u gjetën të fshehura në kabinë 161 kg kanabis. kamioni                      (Në foto: kamioni ku u gjet droga) Policia sekuestroi lëndën narkotike, ndërsa bëri arrestimin e drejtuesit të mjetit, Ethem Danaj 47 vjeç. Sipas bluve droga kishte destinacion Italinë, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës. Njoftimi i policisë “Nga sherbimet e Policise Kufitare ne Piken e Kalimit Kufitar Porti Vlore eshte bere e mundur qe te kapet dhe sekuestrohet nje sasi prej 161 kg lende narkotike e llojit canabis sativa si dhe te arrestohet ne flagrance shoferi i kamionit shtetasi, Ethem Danaj, vjec 47, banues ne Vlore. Lenda narkotike ishte fshehur ne koken e kamionit tip Renault me targa AA524AJ, me te cilin do te trafikohej ne drejtim te Italise. Kamioni ishte bosh dhe ishte nisur per te importuar tulla. Policia e Kufirit dhe strukturat e Antidroges te Policise se Qarkut po kryejne hetime pasi dyshohet se shoferi i kamionit eshte pjese e nje rrjeti kriminal me tendence trafikimin e lendeve narkotike”.  

/Ora News.tv/