Vlorë, bie në rrjetat e peshkimit një minë luftarake 600 kg

Një minë e Luftës së Dytë Botërore është gjendur në afërsi të ishullit të Sazanit gjatë mbrëmjes së ditës së enjte, 11 janar 2018. 

Mina është gjetur rreth 14 milje larg ishullit të Sazanit, në një thellësi rreth 160 metra, ndërsa ka rënë në rrjetat e peshkatarëve. 

Kanë qënë këta ët fundit të cilët kanë lajmëruar policinë për gjetjen e minës, ndërsa vetë peshkatarët kanë bërë me dije se sipas tyre mina mund të ishte e pashpërthyer. 

Mina peshonte rreth 600 kg, ndërsa policia kufitare ka njoftuar forcat e armatosura. 

"Më datë 11.01.2018, Salla Operative e Kufirit Vlorë është njoftuar prej shtetasit A.M., se rreth 10 milje në veri të Sazanit, ku kishte peshkuar, ka konstatuar në rrjetën e peshkimit edhe një minë luftarake.
Shtetasi është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Triport, ku edhe ka qëndruar anijen e peshkimit, në brendësi të së cilës ndodhet municioni luftarak i cili aktualisht është nën ruajtjen e shërbimeve policore.
Nga verifikimi paraprak mina ka një peshë rreth 500-600 kg",
sqaroi policia.

Mina është transportuar në zonën e Triportit pranë Zvërnecit, ndërsa do të jenë forcat e armatosura dhe forcat xheniere që do të bëjnë vlerësimin e situatës dhe asgjesimin e minës nëse do të jetë e nevojshme. 

Mina do të tërhiqet nga forcat e armatosura dhe forcat xheniere drejt kryeqytetit dhe më pas do të bëhet dhe vlerësimi i situatës nga këta të fundit. 



EMISIONET