Tjetër ngjarje në Vlorë, digjet një makinë

Një automjet u dogj në Vlorë në një ngjarje që duket aksidentale. Sipas policisë ngjarja u regjistrua rreth orës 02:35 në në vendin e quajtur ‘Rruga e re’.

Makina me targa AA 295 MX është në pronësi të 20 vjecarit të Eliot Sulçaj

Zjarri shkaktoi dëme të mëdha në makinë deri sa u vu nën kontroll nga zjarrfikesët, por nuk pati persona të lënduar

Pas verifikimeve të para dhe deklarimeve të personave të pranishëm, policia thotë se mjeti mori flakë aksidentalisht

Policia e Vlorës thotë se po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Në harkun e pak javëve në Vlorë janë djegur disa makina në mënyrë të qëllimshme


 

EMISIONET