“Mesazh” për divorcin, arrestohet 41-vjeçari që dogji makinën e burrit të kushërirës

“Mesazh” për divorcin, arrestohet 41-vjeçari që

Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të djegies së qëllimshme të një makine mëngjesin e së hënës në qytetin bregdetar.41-vjeçari, Shkëlqim Hoxha, i vuri flakën makinës së Sefedin Sehitaj, ndërsa akti dyshohet se është një mesazh për një konflikt familjar.

Një 41 vjeçar u arrestua në Vlorë nën dyshimin se i vuri zjarrin qëllimisht njërit prej dy mjeteve që u dogjën në qytetin bregdetar në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.

Në pranga ka përfunduar Shkëlqim Hoxha.

Ai është identifikuar nga policia si zjarrvënësi i automjetit tip "Toyota" me targa AA 660 RJ, në pronësi të shtetasit Sefedin Sehitaj, teksa ndodhej e parkuar në lagjen "24 Maji".

Policia e Vlorës në njoftimin për shtyp për arrestimin, nuk jep detaje mbi motivet, por burime pranë grupit hetimor thanë se djegia e makinës lidhet me një konflikt familjar.

Autori i dyshuar, Shkëlqim Hoxha, mësohet se është i afërm i bashkëshortes së Sefedin Sehitajt, por çifti mësohet se është në proces ndarje, ndaj djegia e makinës duket se është një mesazh për pronarin e saj.

Policia kishte shoqëruar 6 persona në lidhje me djegien e makinës.

Ndaj 41 vjeçarit tashmë është ngritur akuza "Shkatërrim i pronës me zjarr".

Ndërkohë djegia e makinës tjeter tip "Benz" në lagjen "Pavarësia" në Vlorë është klasifikuar si zjarr aksidental nga policia.

Djegia e makinave mbetet një nga format e dërgimit të mesazheve në qytetin e Vlorës, ku pjesa më  e madhe e rasteve kanë mbetur pa autorë.

EMISIONET