Vlorë, 82-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës

Vlorë, 82-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e

Një 82-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Selenicë të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake të policisë shtetasi me iniciale Dh.M është gjetur i vdekur në oborrin e banesës.

Mësohet se viktima jetonte i vetëm në shtëpi.

"Trupi do të transportohet drejtim Morgut për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes", thotë policia. 

Paraprakisht dyshohet për shkaqe  aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

EMISIONET