Vlora “qesh” me parodi/ “Koktejl në Piano Bar” në skenën e teatrit “Petro Marko”

Vlora “qesh” me parodi/ “Koktejl në Piano Bar”

Mesazhet përcillen me këngë. Libreti i takon penës së mjeshtrit të madh, Haxhi Rama, ndërsa protagonistë janë treshja e famshme e parodistëve të Vlorës.

Me humor e satirë shpotitës e mizanskena goditen tema të mprehta sociale të kohëve që jetojmë.

Koncepti risi të detyron të mos i ndash sytë nga mjeshtrat Agalliu, Hamo e Lika për të pritur batutën apo reagimin e radhës.

Bashkë me ta, këtë herë jo vetëm si këngëtare, shkëlqeu Ludmilla Baballëku por edhe Viktor Tahiraj.

Ndërsa gjetje më vete ishte përfshirja në kastën e aktorëve edhe veterans së skenës vlonjate, Lavdie Bisha.

Skenografia të çon në ambientet e një bari ku diskutohet për gjithçka nën tingujt e muzikës.

Ndaj dhe premiera e shfaqjes “Koktejl në Piano Bar”, rezultoi sukses skenën e Teatrit Petro Marko në Vlorë.

EMISIONET