Vllaznia "peshkon" te Teuta

Vllaznia "peshkon" te Teuta

Arsid Kruja është futbollisti më ri i Vllaznisë.

Administratori i klubit Suad Lici ka arritur akordin me lojtarin në fjalë i cili prej një viti ka qenë pjesë e Teutës, për ta rikthyer sërish tek ekipi kuqeblu.

Marrëveshja dypalëshe është arritur për një kontratë 18 mujore dhe gjithçka është mbyllur ashtu si duhet me hedhjen e firmës në të.

Futbollisti nuk ka humbur kohë dhe menjëherë është vënë në dispozicion të trajnerit Hasan Lika për të zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin.

EMISIONET