Pas fitores me Lushnjën, Vllaznia mund edhe një rival të drejtpërdrejtë në luftën për mbijetesë, skuadrën e Luftëtarit.

Të besuarit e Ernest Gjokës iu falën një autogoli të mbrojtësit Ramadani që në fillim të takimit për të gjetur avantazhin dhe një goli në minutën e 83-të nga Gilman Lika i dha fitoren shkodranëve që i largohen zonës së ftohtë. Gjirokastritët tentuan të rrëmbejnë një pikë në “Loro Boriçi”, por goli i Dejvi Bregut nuk i mjaftoi për të arritur një rezultat pozitiv.

Me këtë fitore Vllaznia i largohet fundit të tabelës, me shkodranët që rënditen në vendin e 8-të, +3 nga Luftëtari që mbetet në “ethet” e rënies nga kategoria

Kamza nuk mund të quhet një surprizë e këtij kampionati, pasi kryeqytetasit mposhten në stadiumin “Kamza”, edhe Lushnjën.

Lagunorët e nisën mirë takimin, ku në minutën e 6-të Mikel Canka kaloi në avantazh Lushnjën, avantazh që nuk zgjati shumë, pasi bomberi Sabino Plaku, barazoi rezultatin në minutën e 16-të, ndërsa goli i Raçiç i dha avantazhin Kamzës, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Me këtë fitore Kamza ngjitet në vendin e 4-të me 20 pikë, ndërsa Lushnja “saldohet” ne fund të tabelës me vetëm 5 pikë.



/Ora News.tv/