Vllaznia e Shkodrës është në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptarë si rradhë herë, por shënon një projekt interesant rikthimi dhe zhvillimi. Shkodranët kanë firmosur një marrëveshje interesante për një binjakëzim në Katar.

Projekti është konkretisht me klubin "Muaither Club” i cili ka qënë prezent në Shkodër me përfaqësuesit e tij. Në nënshkrimin e marrëveshjes ka qënë edhe drejtori teknik i klubit shkodranë,  Engin Firat dhe drejtori I përgjithshëm i “Muaither Club”, Mahmud Al Mahmud.

Një marrëveshje e tillë synon krijimin e marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit midis dy klubeve, duke filluar nga ndeshjet e përbashkëta të ekipeve të para, realizimi i kampeve stërvitore të përbashkëta apo dhe pjesëmarrja në turne të ndryshme.Po ashtu edhe për punën e përbashkëta me skuadrat e të rinjve si dhe ndihmën e njëra- tjetrës në periudha të ndryshme të transfertave të lojtarëve.

Kjo marrëveshje do t’i shërbejë Klubit të Futbollit Vllaznia për krijimin e mundësive të reja të zhvillimit për klubin si në aspektin e përgatitjes së ekipit por dhe për transfertat e lojtarëve.

/Ora News.tv/