Teksa pritej të firmoste me Vllazninë, sulmuesi brazilian, Silvio Rodriguez, i njohur nga opinioni sportiv shqiptar si Junior ka zgjedhur një tjetër destinacion.

25 vjeçari është bashkuar me skuadrën sllovake, FC ViOn Zlate Moravce. Bomberi i rritur te akademia e Corinthians ishte deciziv me 13 golat e shënuar në 21 takime me shkodranët, duke ndihmuar kuqeblutë që të sigurojnë ngjitjen në Superligë.

Gjithsesi, kjo nuk i ka bindur drejtuesit që t'i ofrojnë një rinovim kontrate, duke e lënë të lirë për të firmosur në Superligën sllovake.

/Ora News.tv/