Vllaznia 1 vit pa marrë rrogat, bojkoton stërvitjen dhe ndeshjen me Tërbunin

Vllaznia 1 vit pa marrë rrogat, bojkoton stërvitjen dhe ndeshjen me

Kanë prej 1 viti që derdhin djersën në fushë nën ngjyrat kuqeblu, por nuk janë paguar. Përballë situatës së krijuar, djemtë e Vllaznisë B kanë zgjedhur që seancën stervitore të së martes së 1 Majit ta bojkotojnë në formë proteste.

Ata i kërkojnë bashkisë Shkoder që ka në administrim klubin t’i akordojë pagat, ose në të kundërt protesta do të përshkallëzohet, e madje mund të dalin në fushë për një ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, atë të kësaj jave me Tërbunin e Pukës.

Megjithëse bashkia është e njohur me këtë situatë, futbollistëve nuk u ka dhënë zgjidhje nga disa takime që kanë patur, por thjesht u është komunikuar se nuk ka financa.

"Kemi folur me administratorin e Vllaznisë na thanë që nuk ka buxhet të mjaftueshëm. Por kemi luajtur si 'jetima' në këtë ekip, kemi shkuar në gjithë Shqipërinë me shpenzimet tona. Duhet ti jepet një zgjidhje. Nuk jemi jetima, nuk mund të luajmë gjithë jetën pa lekë. I gjithë ekipi është pa marrë asnjë rrogë. Shpresoj që të ketë një zgjidhje sa më shpejt, deri ditën e premte që të shtunën të fitojmë ndeshjen e të kalojmë kategorinë. Bojkotimet do të vazhdojnë. Nëse nuk gjejnë një zgjdhje të shtunën ndoshta nuk dalim në ndeshje fare".

"Kemi luajtur për ekipin, për fanellën, për profesorët dhe veten tonë por ne jemi të anashkaluar nga drejtuesit. Tani nuk mund të durojmë dot më. Shpresoj të marrim një zgjidhje sa më të shpejtë. Kemi folur me drejtuesit kanë thënë nuk ka fonde, por janë miratuar disa fonde."

Vllaznia B luan në grupin e play-out të kategorisë së parë dhe ndodhet në vendin e parafundit me 18 pikë.

EMISIONET