Vlahutin: E papranueshme, gazetarët në Shqipëri punojnë pa kontrata

Vlahutin: E papranueshme, gazetarët në Shqipëri punojnë pa

Në forumin e zhvillimit të medias, problematikë e evidentuar nga ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin janë kushtet në të cilat punojnë gazetarët. Vlahutin theksoi se gazetarët në Shqipëri punojnë pa kontrata dhe nuk kanë mbështetje. Për Bashkimin Europian, kjo problematikë do të jetë në qendër të vëmendjes

Romana Vlahutin: “Fatkeqësisht ka shumë gazetarë në Shqipëri që vazhdojnë të punojnë pa kontrata dhe kjo për një shoqëri demokratike, për gazetarët dhe aktivitetin e tyre është krejtësisht e papranueshme.

Media nuk është biznes si bizneset e tjera edhe kur flasim për mediat private. Ne sigurisht që kemi interesa dhe pika të përbashkëta dhe një ndër to mbetet informimi i plotë i audiencës.”

Kreu i prezencës së OSBE, Bernd Borchard thesoi se detyra e gazetarëve është të luftojnë për të gjetur të vërtetën dhe se liria e medias është një nga kushtet e demokracisë.

Bernd Borchard: “Liria e medias është kusht për demokracinë. Gazetarët duhet të luftojnë për të vërtetën. Shtrembërimi i ngjarjes, raportimit nuk është një problem vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e tjera.”

Diskutimet e Forumit për zhvillimin e medias u përqëndruan në sfidat e lirisë së medias në vend, vetërregullimi i saj dhe shndërrimi i radiotelevizionit shqiptar në një media publike 

EMISIONET