Vladimir Putin ‘liron’ femrat ruse: Mund të bëni seks me të huajt

Vladimir Putin ‘liron’ femrat ruse: Mund të bëni seks me

Kupa e Botës që po zhvillohet në Rusi do të bëjë që vendi të mbushet me turistë që shkojnë për të ndjekur ndeshjet e skuadrave të preferuara.

 Deklarata e deputetes Tamara Pletnyova ku thoshte se femrat ruse duhet të shmangnin seks me turistët pasi mund të mbeten shtatzëna dhe bëjnë fëmijë të racave mikse ka ngjallur shumë reagime.

Një ndër ta ka qenë dhe zëdhënësi i Vladimir Putin që tha: “Femrat ruse mund të vendosin vetë. Ato janë femrat më të mira në botë”.

Kështu femrat ruse do jenë të lira për të bërë gjithcka dëshirojnë. Zonja Pletnyova është dënuar gjerësisht në internet, me disa njerëz duke u krahasuar mes komenteve të saj dhe fushatës së Fifa's Say No to Racism.

Kritikët e deputetes përfshinë edhe ata që kërkojnë që deputetja të nxirret jashtë Dumës ruse. Ndërsa  disa të tjerë ishin dakord me Znj. Pletnyova duke thënë se "ne duhet të mbajmë fëmijët tanë rusë".

EMISIONET