Vjen "njeriu-gol" për Inter-in, Martinez gati të kryej vizitat mjekësore

Vjen "njeriu-gol" për Inter-in, Martinez gati të kryej

Sulmuesi i Racing Club, Lautaro Martinez do të jetë goditja e tretë e Inter-it në merkaton e verës.

Martinez ka fluturuar drejt Italisë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar më pas kontratën me skuadrën milaneze.

Marrëveshje mes dy palëve ishte arritur prej muajsh, por klubi argjentinas kishte dashur ta mbante atë për fazat e fundit në "Copa Libertadores".

Në "Giusseppe Meaza" Martinez do të "rivalizoi" me bashkëkombasin e tij, Mauro Icardi- n për një vend titullar në formacionin e Luciano Spalletti-t. Ditë më parë, Inter ka arritur akordin me dy mbrojtësit, Stefan De Vrij dhe Kwadwo Asamoah.

EMISIONET