Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë bërë prindër për herë të parë. Pritjes i ka ardhur fundi dhe ka ardhur në jetë vogëlushja e tyre.

Lajmin e konfirmoi faqja zyrtare e Olti Currit në Facebook me anë të një postimi ku uronte ciftin e famshëm. 

"Vjen në jetë vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt! Urime", shkruhej në postim.

Mbetet për tu zbuluar se si kanë vendosur ta quajnë vogëlushen e tyre Besi dhe Xhensila. I urojmë një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.

/Ora News.tv/