Vjen kundërpërgjigja e shpejtë e Trump: Dyfishon tarifat e çelikut dhe aluminit në Turqi

Vjen kundërpërgjigja e shpejtë e Trump: Dyfishon tarifat e

Vetëm pak minuta pasi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i bëri thirrje qytetarëve të këmbejnë valutën e huaj, dollarë, euro dhe arin në lira presidenti i SHBA-së Donald Trump njofton dyfishimin e tarifës së çelikut turk dhe aluminit.

"Sapo kam autorizuar dyfishimin e tarifës për çelikun dhe aluminin turk pasi monedha e tyre, Lira Turke, rrëshqit shpejt poshtë kundrejt dollarit tonë shumë të fortë! Alumini tani do të jetë 20% dhe çeliku 50%. Marrëdhëniet tona me Turqinë nuk janë të mira në këtë kohë!" shkruan Trump në një postim në twitter.

Ndërkohë sot Erdogan në një fjalim në provincën verilindore Bayburt u shpreh: Kushdo që ka dollarë, euro ose ar nën jastëk, të shkojë në bankë dhe t'i këmbejë ato në lira".

Presidenti turk i quajti hapat e tillë si pjesë e "përpjekjes kombëtare", duke thënë se "Kjo do të jetë përgjigja e popullit tim për ata që shpallin luftë ekonomike kundër nesh".

EMISIONET