Vjedhje banesash në Devoll, arrestohen dy persona

Vjedhje banesash në Devoll, arrestohen dy persona

Arrestohen dy shtetas në Devoll. Ata dyshohen të jenë autorë të vjedhjes së dy banesave në fshatin Bitinckë. Të ndaluarit janë Gjergji Spaho 25  vjeç dhe Vangjel Fezo 19 vjeç, të dy banues të këtij fshati. Mësohet se 25 vjeçari Spaho ka qënë i dhënuar më parë për të njëjtën akuzë: "vjedhje".

Burimet e policisë bëjnë me dije se autorët, në bashkëpunim mes tyre dyshohet se kanë hyrë në banesën e shtetasit Y.M më datë 16 mars dhe në banesën e shtetasit V.A më datë 13 mars të këtij viti, ku morën dy televizorë plazma dhe orendi shtëpiake.

Policia Korçë: "Policia ndalon dy shtetas, si autorë të dyshuar të vjedhjes së dy banesave në fshatin Bitinckë.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasve:

Gjergji Spaho, 25 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe Vangjel Fezo, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Bitinckë.

Ndalimi i tyre u bë pasi, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të jenë autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në fshatin Bitinckë-Devoll, më datë 16.02.2018 në banesën e shtetasit Y.M, si edhe më datë 13.03.2018 në banesën e shtetasit V.A, ku janë vjedhur dy televizorë plazma si edhe orendi shtëpiake."

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal.

EMISIONET