Vjedhja e Rinasit shkon në të paktën 50 milion euro!!!

Vjedhja e Rinasit shkon në të paktën 50 milion euro!!!

Ministri i Rendit si dhe ministrja e Infrastrukturës shprehen se koncensionari kinez dështoi. 

Nuk di që në kontratë të shkruhet aeroporti i Rinasit i jepet konçesionarit kinez... Shteti flet me gjuhë zyrtare jo me përbuzje për investitorët që vetë solli si arritje për ekonominë tone.

Pastaj kur u dha kontrata konçesionarit China Everbright Limited qeveria tha se ata janë më të zotë e me te mira se Tirana Airport Partners ku ishin investitor hochtier Airport, lider botëror në menaxhim aeroportesh private dhe DeG pjesë e Bankes KfW dhe Albanian American Enterprise Fund.

Për këtë kontratë u shty dhe me dy vjet koncensionari që do të thotë praktikisht i dha dhe 40 milion euro më shumë firmës China Everbright Limited ( fitimi minimal për dy vjet nga operimi I aeroportit). 

Pra 10 milion euro vjedhje në Rinas dhe 40 milion euro nga fitimet e munguara nga shtyrja e kontratës për një firme që nuk ka specializim operimin e aeroporteve por investimet afatshkurtër e konsulencë financiare.

Dështimi I shtetit ishte që më ndryshimin e pronësisë së konçesionarit sepse ëndrra e qeveris e ishte të merrte e nderonte aeroportin e Vlorës dhe dhënien me koncension aeroportin e Kukësit. Prej ketij vendimi kemi sot këtë rezultat...jo prej policisë....
Kompania China Everbright Limited ka specializim menaxhim fondesh financiare dhe nuk ka operim aeroportesh. 

Ndaj kjo përgjegjësi është plotësisht politike dhe nuk ka të bëjë me policinë e shtetit po me politikanët e shtetit në vitet 2013-2017 kur u dha dhe ky koncension.

EMISIONET