"Vizitorët" nga Shkodra e Tirana grabisin të moshuarin në Korçë

"Vizitorët" nga Shkodra e Tirana grabisin të moshuarin

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e Korçës për vjedhjen me dhunë të një të moshuari.Operacioni policor i koduar “Vizitorët” çoi në pranga shtetasit  Ilir Abazi 42 vjeç dhe Tonin Nika 65 vjeç, banues në Shkodër si dhe Fisnik Hajro, 64 vjeç, banues në Tiranë.

"Arrestimi i tyre u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe falë veprimeve të mirëkoordinuara, në lagjen nr 3, Bulevard “Fan Noli” në Korçë, këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur me dhunë, portofolin dhe një unazë floriri shtetasit H.F, 91 vjeç, banues në Korçë" sqaron policia.

Gjithashtu nga veprimet e mëtejshme proceduriale, dyshohet së këta shtetas mund të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të kryera me po të njëjtin mekanizëm, në disa qytete të tjera gjatë dy muajve të fundit, ngjarje për të cilat po punohet për t`i dokumentuar me fakte e prova ligjore.

Në cilësinë e provës materiale iu gjetën e sekuestruan një automjet tip “BMË", tre aparate celularë, një shumë prej 35000  të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”,  parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.



EMISIONET