Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj iu përgjigj deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka pas vizitës së saj në burgun e Peqinit. Zonja Gjonaj thekson se vizita ishte konform detyrës.

Gjonaj: Kthej mbrapsht me përçmim sulmin e ulët të Partisë Demokratike, përmes një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar, lidhur me vizitën time të punës në IEVP e Peqinit.

Vizita ime është zhvilluar brenda normalitetit të detyrës sime si Ministre e Drejtësisë. Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirē edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.

Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka.

/Ora News.tv/