Presidenti Ilir Meta u shpreh i gatshëm të shkojë në Venecia më 11 tetor para komisionit për të sqaruar pozicionin e tij nenvizoi se nuk ka shans te largohet nga presidenca para dates 24 korrik 2022.

Në një konferencë për median pasditen e sotme (11 shtator 2019) që zgjati më shumë se 60 minuta, kreu i shtetit foli me nota humori dhe ironie për kryeministrin Rama. Por nuk la pas edhe kreun e PD, Lulzim Basha dhe atë të LSI, Monika Kryemadhi.

"Ramës do ti jap "Urdhrin e Skënderbeut", tha Meta.

"Ndërsa Bashës jo sepse ka braktisur institucionet, as Monikës se i ka dhënë besën Lulit", u shpreh Kreu i Shtetit.

Ai tha se me Ramën nuk është takuar, por është në pritje dhe për këtë nuk ka asnjë shqetësim.

Interesi i Presidentit është 18 tetori, data kur do të jepet edhe vendimi për hapjen e negociatave. Ndaj tha ai, kjo datë nuk duhet të sfumohet.

Pyetjes së gazetarit a i druhet Ilir Meta shkarkimit, Presidenti iu përgjigj: Është një pyetje që u shkon atyre që kanë frikë nga votimet e lira, dorëheqjet dhe situata të tilla. Ilir Meta i ka thënë ca gjëra shumë qartë prej një kohe të qëndrueshme. Do të punojmë fort deri më 24 korrik 2022. Duhet të jeni të sigurtë që gjithë ky kuadrat i Presidencës është vetëm Shqipëria kuqezi, deri në momentin kur të largohem nga kjo detyrë. Nuk ka asnjë shans asnjë mundësi që Ilir Meta të dalë para 24 korrikut nga ky institucion pasi është betuar të mbrojë Kushtetutën dhe rendin kushtetutes dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë, pastaj për çështje të tjera nuk do hyj më tej në detaje. Ilir Meta është këtu për një mision historik. Ka të bëjë dhe me mbrojtjen e disa interesave më të mëdha. Të jeni të sigurtë që këtë do ta bëj jo si punë por si mision historik." 

Presidenti argumentet e tij për anulimin e votimeve në 30 qershor dhe dekretimin e 13 tetorit për zgjedhjet vendore, ia ka paraqitur Komisionit të Venecias në dy gjuhë. Ai theksoi se Kushtetuta i jep të drejtën absolute kreut të shtetit në disa raste

Për tensionet e qershorit, presidenti ka hequr dhe një paralele me 2 prillin e vitit 1992

Meta: Monika s'meriton dekoratë se i dha besën Lulit, edhe Basha jo

Meta: Nëse çelen negociatat Ramës do t'i jap "Urdhrin e Skënderbeut"

Ilir Meta: Që unë të bëhem xheloz për Edi Ramën këtë nuk e pranon as vetë Rama. Ju i dini kontributet e mia për Edin, edhe për situatën  aktuale mua më vjen keq sepse gjithmonë i kam thënë ore më dëgjo mua se kur më ke dëgjuar mua të ka dalë mirë kjo gjë. Madje dhe disa diplomatëve i kam thënë: Mos ma merrni në qafë  Edin ju. Se i krijoni idenë që e ka mirë Edi dhe pastaj Edi gabon dhe pastaj e pëson edhe Shqipëria jo vetëm Edi. Se ne kemi hallin edhe të Edit, jo vetëm të vendit që kuptohet është kryesori për mua.

Unë të jem xheloz?! Unë i jap dekoratë Edit në datë 18 tetor vetëm ai të marrë datën e çeljes së negociatave. Ai le të mos e pranojë. Siç u dha ai dekorata ambasadorëve që celi negociatat vjet parvjet. Unë do tja jap dekoratën ai le mos e pranojë. Madje do ti jap "Urdhrin e Skënderbeut". Unë të jem xheloz pse do të çelen negociatat? Unë kam ikur nga kryeministër vetëm për të mos penguar marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Kryetari i partisë kur unë isha kryeministër donte të bëhej President, po ato votat i kishim cik problem për presidentit për punën e Dushkut.

Ku do e dija unë që ne që atëherë ishim para Serbisë dhe Malit të Zi në këto punë të integrimit evropian, ishim rrotë më rrotë me Kroacinë. Sot jemi këtu ku jemi. Ku është Serbia, Kroacia e Mali i Zi. Sot diskutojmë çështje që për Shqipërinë nuk duhet të ishin në agjendë.

Kështu që dekoratën bëhuni gati, ceremoninë këtu, ai daç të vijë daç mos vijë. Madje i takojnë dy dekorata edhe si kryeministër edhe si Ministër i Jashtëm.

Bashës nuk i jap dekoratë se ai ka braktisur institucionet. As Monikës se i ka dhënë besën Lulit, kështu që jemi në rregull.

Meta: Nuk e kam takuar Ramën, vazhdoj të pres...

Për kreun e shtetit, kriza politike në Shqipëri është e influencuar nga jashtë Shqipërisë

Meta: Nuk ka gjë më të mirë sesa dashuria, por me e rëndësishme për politikanët është përgjegjshmëria. Unë mendoj që ata që të dy kanë reflektuar një mungesë të madhe të përgjegjësisë të përbashkët prej një kohe të gjatë. Në mënyrë të veçantë gjatë këtij viti.

Kjo ka qenë një situatë artificiale, qytetarët shqiptarë nuk e kanë merituar. Sepse ky polarizim nuk ekziston poshtë në shoqëri.  Ky është një antagonizëm i imponuar nga lart. Për të mos thënë që ndonjëherë më duket si një antagonizëm i orkestruar nga jashtë, për të mbajtur Shqipërinë në një situatë ngërçi pa kuptim dhe në një pozitë jo shumë të favorshme sic e meriton Shqipëria.

Nëse ata reflektojnë tani, kjo është një gjë e madhe. Unë këtë ja kam kërkuar prej kohësh. Kjo ka qenë e pamundur për shkak të mungesës së vullnetit të tyre. Unë i kam dhënë një mundësi për të ecur në rrugën e rikthimit të vendit në shinat e kushtetutës, të shtetit të së drejtës, të dialogut të qëndrueshëm politike edhe të vetë përparimit të integrimit evropian. Sa i takon takimit  tim me zotin Rama unë nuk kam patur mundësi të takohem. Unë nuk kam patur ndonjë mundësi të takohem. Nuk kam asnjë shqetësim, unë përkundrazi vazhdoj ta pres. Unë i takoj të gjithë, sepse kjo është detyra ime si president i Republikës. 

Meta dyshues: S'i trembem gotës së shampanjës, por të presim 18 tetorin

Ilir Meta: Presidenti ka bërë cdo gjë që vendi ynë të kishte marrë celjen e negociatave me kohë dhe asnjë minutë të qëndronte pa Gjykatë Kushtetuese dhe do vazhdojë të bëjë më të mirën për ti shërbyer integrimit europian. Kam bërë përpjekjet që të mos ngelim në klasë në vjeshtë. Kam dëgjuar lajme pozitive, por unë jam dyshues. E dini që presidentin e keni nga vendi i rakisë nuk ka si ti trembet gotës së shampanjës, por do na duhet të presim 18 tetorin. Shqiptarët e Maqedonisë kanë një shprehje: "Mos bëni bajram me men" Ende kemi kohë që me përgjegjësi maksimale ta bëjmë një festë të vërtetë. Shpresoj të kem qenë i gabuar, por dhe askush nuk mund të më akuzojë se kam dhënë kontribut të madh.

Meta: Kushtetutën e 1998 do ta kërkojnë shqiptarët por nuk kanë për ta gjetur më

Ilir Meta: Nuk janë ata si politikanë që tjetër thonë sot, tjetër bëjnë nesër për të marrë 2 vota këtu dhe 3 vota aty. Nuk janë as si diplomatë të caktuar që flasin pa përgjegjësi, që ikin nesër, lënë pasojat e tyre këtu dhe vazhdojnë me punët e tyre. Ata në çdo akt që marrin vendosin një precedent, i cili është referencë edhe për vendet e tjera që prodhojnë pasoja të rëndësishme për institucionet, demokracinë dhe vetë institucionin e këtij komisioni. Ndaj ka bërë shumë mirë Kuvendi që e ka ftuar. Në '98 Kushtetutën që bëmë ne, që ishte kushtetutë e jashtëzakonshme do ta kërkojnë shqiptarët dhe vështirë ta gjejnë më, e bëmë me Komisionin e Venecias. E bëmë për të parandaluar rëshkitjen në autoritarizëm për shkak të '96, '97. Të evitohet një situatë e tillë. Këtë kushtetutë e votoi populli shqiptar dhe ishte historike, nga '98 deri në prill të 2008. Ju e dini si ndryshoi ajo. Brenda natës. as u pyet Venecia, as u pyet populli që e kishte votuar, Aty me ca duartrokitje ambasadorësh edhe atëherë u bë kjo. Dhe ja ku jemi sot. Edhe reformën në drejtësi me Venecian e bëmë. U lodhën ata profesorë. Hajde këtu, shko andej e bënë ata me merakun më të madh, reforma si të mos kapej drejtësia. Dhe bëri mirë Kuvendi që e ftoi për këtë çështje sepse për këtë situatë, kuptohet në kontekstin e vet është edhe shprehjeje e një krize kushtetuese, institucionale të vendit.

Meta sqaron: Më vjen keq për juristë flasim për zhdekretim

Ilir Meta: "Unë kam nxjerr një dekret për të shfuqizuar dekretin tim të mëparshëm. Ashtu si Parlamenti ka të drejtë për të nxjerrë ligj për të shfuqizuar ligjin e mëparshëm, qeveria ka të drejtë të shfuqizojë një vendim që është i mëparshëm.  Më vjen keq që juristë flasim për zhdekretim. Është e drejtë e presidentit siç ka parlamenti. Nuk ekziston zhdekret. Ekziston dekret për rrëzimin e një dekreti të mëparshëm."

Ulje tonesh me mazhorancën? Meta: Jam i qetë edhe kur artikuloj me forcë

Ilir Meta: Unë jam i qetë, edhe kur artikuloj me forcë,. Para komisionit nuk mund të isha më shumë sesa i qetë sepse veprimet e mia janë kryer para gjithë qytetarëve shqiptarë, para kamerave, para kushtetutës dhe para të ardhmes evropiane. Nuk kam pasur asnjë arsye pse të sillesha ndryshe në këtë komision. Unë dua ti bëj  të qartë qytetarëve se unë do të jem shembulli i respektimit të institucioneve. Sundimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës është vënë në pikëpyetje. Besoj se ka qenë një mundësi e dobishme për të gjithë për të kuptuar se Presidenti i Republikës ka respektuar kushtetutën e Shqipërisë. Ka respektuar në mënyrën më të mirë të mundshme këshillat që janë të detyrueshme.

Meta: Ata që ngelin për vjeshtë nuk meritojnë pushime të gjata

Ilir Meta: E thash edhe më parë që nuk e meritonim të kishim pushime ka të gjata ju e kishit idenë se përse e kisha fjalën. Zakonisht ata që ngelin në klasë, për vjeshtë nuk i meritojnë pushimet e gjata. Ngaqë nuk kanë mësuar gjatë vitit duhet të mësojnë gjatë verës. Mirëpo ndoshta vetëbesimi i jashtëzakonshme që provimi është i sigurtë në vjeshtë, të detyron edhe që ti bësh pushimet pafund edhe në verë. Ndërkohë që unë kam qenë i gatshëm në çdo  moment që t'i ndërprisja pushimet e mija. Besoj se i keni ndjekur ftesat, kërkesat, apelimet e vazhdueshme për të zgjidhur këtë situatë, aspak pozitive në tërësinë e vet. Sidomos në këtë situatë dhe për perspektivën ndërkombëtare të Shqipërisë,duke pasur një vlerësim jo vetëm në Samitin e ardhshëm ku do të merret një vendim për Shqipërinë për çeljen e negociatave, por edhe faktin se Shqipëria është anëtare e trojkës së OSBE-së dhe vitin tjetër do të ketë kryesimin e saj. Ne e dimë që një çështjet më të rëndësishme të OSBE-së është edhe çështja e zgjedhjeve, e demokracisë, e drejtave të njeriut. Natyrisht një vend që e drejton këtë organizatë duhet të jetë një shembull pozitiv për të gjitha vendet e tjera.

Meta: 11 tetori datë propagandë për të sfumuar 18 tetorin

"Qytetarët shqiptarë e dinë shumë mirë që Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë lloj shkelje të Kushtetutës. Përkundrazi ka qenë shembulli i mbrojtjes së Kushtetutës dhe parimeve të saj. Por kuptohet që çdo përpjekje për të krijuar një datë si fokus propagande është për fat të keq  një lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën më të rëndësishme që kemi përpara, që është 18 tetori. Prandaj unë i ftoj të gjithë të merren me 11 tetorin, por të merren aq sa duhen. Dhe sidomos media të mos bjerë viktimë e kësaj propagande sepse Presidenti në 11 tetor është i gatshëm të shkojë në Komision të Venencias. Por të merren të gjithë me 18 tetorin, se çdo të bëhet në 18 tetor me Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët." 

Meta deklaroi se i ka dhënë një raport paraprak delegacionit të Komisionit të Venecias dhe nënvizoi: "Bashkëpunimi me komisionin e Venecias do të jetë jashtëzakonisht i shkëlqyer dhe transparent"

A ka dakordësi mes Metës dhe zotit Rama apo është kthyer në dashuri mes Ramës e Bashës?

Ilir Meta: "Nuk ka gjë më të mirë se dashuria, por më e rëndësishme për politkanët është përgjegjshmëria. Mendoj që të dy kanë reflektuar një mungesë të madhe përgjegjësie për situatën për një kohë të gjatë. Në mënyrë të veçantë gjatë këtij viti. Kjo ka qenë një situatë artificiale. Është antagonizëm i imponuar nga lart për të mos thënë antagonizëm i orkestruar nga jashtë për të mbajtur Shqipërinë në një vend.

Meta: Nuk flas në emër të Komisionit të Vencias

"Unë nuk ja lejoj vetes që të flas në emër të Komisionit të Venecias. Unë flas në emër të institucionit të Presidentit. Unë kam thënë dy fjalë pas takimit me ta. Kam shprehur bindjen se nëse Shqipëria do kishte respektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias situata nuk do të ishte këtu. Zonja Kodheli, si një politikane e rëndësishme e mazhorancës në Kuvend, ajo edhe mund të flasë ne emër të komisionit të Venecias. Por bashkëpunimi im me komisionin e Venecias do të jetë i shkëlqyer".

Pushime te gjata 

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ndodhet në një konferencë për mediat në mbyllje të vizitës faktmbledhëse  të delegacionit të Venecias në Tiranë.

"E thash edhe më parë që nuk e meritonim të kishim pushime ka të gjata ju e kishit idenë se përse e kisha fjalën. Zakonisht ata që ngelin në klasë, për vjeshtë nuk i meritojnë pushimet e gjata. Ngaqë nuk kanë mësuar gjatë vitit duhet të mësojnë gjatë verës. Mirëpo ndoshta vetëbesimi i jashtëzakonshme që provimi është i sigurtë në vjeshtë, të detyron edhe që ti bësh pushimet pafund edhe në verë. Ndërkohë që unë kam qenë i gatshëm në çdo  moment që t'i ndërprisja pushimet e mija. Besoj se i keni ndjekur ftesat, kërkesat, apelimet e vazhdueshme për të zgjidhur këtë situatë, aspak pozitive në tërësinë e vet. Sidomos në këtë situatë dhe për perspektivën ndërkombëtare të Shqipërisë,duke pasur një vlerësim jo vetëm në Samitin e ardhshëm ku do të merret një vendim për Shqipërinë për çeljen e negociatave, por edhe faktin se Shqipëria është anëtare e trojkës së OSBE-së dhe vitin tjetër do të ketë kryesimin e saj. Ne e dimë që një çështjet më të rëndësishme të OSBE-së është edhe çështja e zgjedhjeve, e demokracisë, e drejtave të njeriut. Natyrisht një vend që e drejton këtë organizatë duhet të jetë një shembull pozitiv për të gjitha vendet e tjera" u shpreh Meta.


Delegacioni 

Delegacioni i Komisionit të Venecias zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës për tu njohur me pretendimet e palëve mbi nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.  Sot paradite delegacioni u takua me Meten.  

/Ora News.tv/