Vizita e veçantë, 35 oficerë të AFA zgjedhin dhe vlerësojnë Ora News

Vizita e veçantë, 35 oficerë të AFA zgjedhin dhe

Akademia e Forcave të Armatosura si institucioni i vetem i arsimit të lartë ushtarak, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në ambientet e televizionit Ora News, në kuadër të njohjes dhe shkëmbimit të eksperiencave .

Akademistët e Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të AFA u njohën nga afër me historikun e zhvillimit të televizionit,  studiot televizive dhe stafin që ka punuar në harkun e 10 vite në këtë institucion mediatik.

35 oficerët e AFA ndaluan së pari në muzeun e RTV Ora News, që u inaugurua më 27 shtator, me rastin e 10 vjetorit të televizionit.

Më tej, akademistët e AFA, të shoqëruar nga drejtorja e Përgjithshme e RTV Ora News, Marjam Ndroqi vizituan studiot televizive të emisionit investigativ Boom, atë të “Tonight” si dhe studion kryesore të lajmeve dhe ambientet e transmetimit, ku edhe realizuan disa fotografi.

Kolonel Rruzhdi Kuçi tha se zgjodhën televizionin Ora News falë emrit që ka krijuar ky institucion në tregun mediatik.

Kolonel Ruzhdi Kuçi: Në programin tonë është edhe komunikimi, edhe media dhe jo më kot e zgjodhëm Ora News, si tv lider në fushën e informimit. Brenda 10 vitesh, secili prej nesh pa se çfarë shndërrimi i madh është bërë këtu. Nuk flitet për evolucion por për revolucion në fushën e medias dhe ne gjykojmë që ta mbani këtë temp që të jeni gjithmonë të parë në lajmin e fundit. Ajo që më bën përshtypje është se ju, pronari e ka ndarë suksesin me gjithë njerëzit që punojnë këtu. Secili, në çdo kohë që do të vijë, do ta gjejë veten tek Ora News për atë kontribut, atë punë që ka bërë këtu. 

Në mbyllje të vizitës, akademistët e AFA vizituan edhe ambientet e Radios, aty ku cdo mëngjes në emisionin "Ora Juaj", dëgjohet zëri i qytetarëve.

EMISIONET