Ambasada Amerikanë këshillon të interesuarit që aplikojnë për viza në SHBA të mos bien pre e mashtrimeve.

Me anë të një postimi ambasada shkruan se për çdo pyetje aplikuesit duhet të kontaktojnë në adresat zyrtarë të ambasadës.

Postimi i plotë:

Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/

Nëse mendoni se po ju mashtrojnë – më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar!

/Ora News.tv/