Humbja me 85 pikë diferencë ndaj basketbollisteve ruse nuk është kapërdirë  mirë nga trajneri Viton Toska.

Në një prononcim për mediat, tekniku është shprehur i zhgënjyer për humbjen e thellë dhe për mangësitë që shfaqi ekipi përballë baskëtbollisteve ruse.

“Ishte e pritshme një humbje ndaj ruseve, por jo në të tilla përmasa. Ne ishim përgatitur për të bërë një paraqitje më të mirë, por vajzat nuk i zbatuan detyrat siç duhet.  Gabuam në disa drejtime dhe shpresojmë që ato të ndreqen gjatë përgatitjeve për ndeshjen e dytë kundër Hungarisë. Na duhej një lojtare shtatlartë të cilën ne nuk e kishim, pasi ruset ishin shtatlarta dhe nuk përballoheshin. Kjo ishte një nga mangësitë tona, por shpresojmë që të tilla defekte t’i korigjojmë në ndeshjen e radhës”- tha trajneri i kombëtares së basketbollit për femra Viton Toska.

/Ora News.tv/