Viti i Skëndërbeut, Meta: Të bëjmë përpjekje për të hapur negociatat në qershor

Viti i Skëndërbeut, Meta: Të bëjmë përpjekje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në takimin përmbyllës të aktiviteteve lidhur me 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Presidenti Meta tha se viti i përkujtimit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut le të jetë një vit i reflektimit dhe rrugëtimit drejt integrimit tonë si shtet dhe si komb edhe institucionalisht, atje ku na e caktoi vendin Gjergji ynë, në Europën e bashkuar, në familjen e madhe të kombeve perëndimore.

Meta: Ky vit i përkujtimit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, le të jetë një vit i reflektimit dhe rrugëtimit drejtë integrimit tonë si shtet dhe si komb edhe institucionalisht, atje ku na e caktoi vendin Gjergji ynë, në Europën e bashkuar, në familjen e madhe të kombeve perëndimore.Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të jetë çdoherë dhe në çdo kohë, ylli polar i kombit tonë.Ky vit i Skënderbeut, përveç aktiviteteve të jashtëzakonshme që do të zhvillohen kudo, kërkon nga ne, të bëjmë përpjekjet më të vendosura për të përforcuar rrugën evropiane të Shqipërisë, përmes çeljes se negociatave në qershorin e ardhshëm.Kjo do të jetë e mundur veçse përmes një reflektimi e bashkëpunimi të ri e të sinqertë të gjithë forcave politike e shoqërore për ta kthyer vitin 2018, në një vit historik edhe për të ardhmen e sigurt europiane të vendit.

Në aktivitetin e zhvilluar sot në Qendrën Kulturore Orthodokse ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend si edhe një përfaqësues të arbëreshëve të ardhur nga Italia.

 

EMISIONET