Ka shënuar nivel historik energjia e injektuar në sistemin e transmetimit e cila për vitin 2018 ishte në masën 9876GWh.

Nga grafikat e publikuara nga Operatorit i Sistemit të Transmetimit vihet re një rritje me rreth 23% e energjisë elektrike e cila është injektuar në rrjetin e OST gjatë vitit 2018 krahasuar me vitin 2017.

Duket që kushtet e mira hidrologjike të ndodhura në 6-Mujorin e parë të vitit 2018 kanë patur ndikim pozitiv në parametrat kryesorë energjetik të vendit duke rritur gjenerimin nga prodhuesit e energjise elektrike në vend.




/Ora News.tv/