Keshilli zgjedhor në vendvotimin 2901 në Çair, jo zyrtarisht ka shpallur rezultatet e para të votimit. Gjatë rivotimit të sotëm Visar Ganiu i BDI-së ka marre 169 kurse Zeqirja Ibrahimi i Lëvizjes Besa ka marrë vetëm 98 vota nga gjithesej 272 vota të hedhura sot në kutinë e votimit. 

Gjate orëve ne vijim pritet dhe konfirmimi zyrtar nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ndryshe në këtë vendvotimin gjithsej ishin të regjistruar 719 zgjedhës dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kanë votuar 164 persona ndërkohë që për kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu 98 persona. /Alsat.M/

/Ora News.tv/