Temperaturat e larta të verës kanë ndikuar jo pak në shëndetin e të vegjëlve. Virozat e stinës kanë krijuar fluks në të gjithë pediatritë e vendit.

Në Elbasan, çdo ditë trajtohen rreth 100 raste.

E njëjta situatë është edhe në Fier. Mjekët apelojnë prindërit që të ushqejnë shëndetshëm fëmijët dhe të evitojnë daljet e tyre gjatë orëve të pikut.

Në Fier problem përbën edhe mungesa e mjekëve specialistë. Për të përballuar fluksin e vizitave në gatishmëri janë tre mjekë të jashtëm që kryejnë shërbime 24 orëshe.

Ndërkohë në orët e mbrëmjes qëndrojnë mjekët e familjes.

/Ora News.tv/