"Viktima fake" e sulmit terrorist në Paris burgoset për mashtrim

"Viktima fake" e sulmit terrorist në Paris burgoset për

Një grua franceze është dënuar me burg pasi listoi veten si një nga viktimat e sulmit terrorist në Paris në vitin 2015 për përfitime financiare.

Alexandra Damien u dënua me gjashtë muaj burg për mashtrim dhe dëshmi të rreme.

32-vjeçarja raportohet se futi në xhep 20.000 euro nga fondet për viktimat e pas sulmit.

Damien gjithashtu përfitoi seanca terapie në një hotel në Normandi të paguar nga Shoqata Franceze e Viktimave të Terrorizmit.

Damien kërkoi fjale në gjykatë për aktin e saj.

Personat e armatosur dhe kamikazët vranë 130 persona në kryeqytetin francez në nëntor 2015.

Sulmet , të pretenduara nga grupi i Shtetit Islamik,  ndodhën njëkohësisht në një sallë koncertesh, në një stadium të madh, restorante e bare.

EMISIONET