Vijon "Vol-vo 4", kontrolle në lokalet dhe banesat e Shijakut

Vijon "Vol-vo 4", kontrolle në lokalet dhe banesat e Shijakut

Forcat Speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme operacionin për ekzekutimin urdhër-arresteve të mbetura nga operacioni "Vol-vo 4".

Të mbështetur nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale po kryejnë një tjetër kontroll në banesat dhe lokalet e Shijakut.

Kontrollet e policisë u zhvilluan edhe në shtëpitë e të proceduarve . Një ditë më parë në Shijak u arrestuan 18 persona, mes tyre vëllezërit Avdyli të njohur edhe si të fortët e Shijakut.

Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.

Gjatë këtij mega operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

EMISIONET