Policia dhe FNSH largohen nga sheshi i Teatrit, bashkohen protestuesit​

Prej oreve te para te mengjesit para Teatrit Kombetar vijojne te kete tensione dhe disa herë përplasje. Artistë dhe qytetarë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar janë kundër shembjes së godinës. Policia prej mëngjesit vijon të jetë aty dhe janë shënuar dhe përplasje dhe tensione mes policisë. Ndërsa në medistë artistët hynë në godinën e Teatrit. 

Tensionet vijuan edhe pasdite kur i tentua të çahet kordoni policor dhe nderhyri FNSH.

Ora 21:40 – Policia dhe FNSH largohen nga sheshi i Teatrit, bashkohen protestuesit


Ora 21:10 - Gazetarja e RTV Ora, Rovena Neziri raporton se në shehsin mes teatrove ndodhen qindra protestues.

Neziri: Janë protesues që ndodhen në pedonale dhe duan të afrohen në ambientet para teatrit. Protestuesit që ndodheshin jashtë sheshit të teatrove kanë dashur të bshkohen me pjesën tjetër nuk janë lejuar. Në sheshin mes dy teatrove gjendjen qindra protestues, aktorë, anëtarë të PD-së dhe qytetarë. 


Ora 20:30 - Policia hedh gaz dhe përdoren shkopinjtë e gomës për shpërndarjen e protestuesve në sheshin para Teatrit Kombëtar.

Ora 19:40 - Përplasje mes protesuesve dhe policisë, ndërhyn FNSH-ja

Artistët kanë tentuar të çajnë kordonin.



Ora 19:30 - Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen dhe të japin mbështetjen e tyre për të çarë rrethimin e policisë

Kastriot Çipi: "Sot paradite ne artistët dhe qytetarët e mbledhur rreth Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u përballëm me policinë e Shtetit pas përpjekjes së tyre për të siguruar punëtorët e Teatrit Kombëtar që të realizonin zbrazjen e tij nga materialet dhe për ti hapur rrugë shembjes.

Pas përballjes me artistët dhe qytetarët duke parë repersionin e policisë u detyruam të hynim në ndërtesën e Teatrit Kombëtar për ta mbrojtur atë nga një sulm eventual. Në këtë moment policia na ka rrethuar dhe nuk na lejon të lëvizim duke na detyruar të ngujohemi. Qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë duke i bërë thirrje ndërgjegjes suaj qytetare ne ju ftojmë dhe ju lutemi për mbështetjen tuaj për të çarë rrethimin e policisë pasi artistët dhe qytetarët e ngujuar nuk lejohen më të furnizohen me ushqime dhe ujë. Kemi një mesazh për kryeministrin. Nuk mund të sulmosh artistët me policë,. Dhuna nuk mund të ketë epërsi ndaj kulturës. Këtë që ka bërë Edi Rama nuk e ka bërë as Ramiz Alia.



Ora 16:35 – Teatri Kombëtar, përplasje me ish-deputetëve të PD dhe policisë

Në vijim të tensionit të aktorëve dhe policisë, kjo e fundit ka ndaluar kalimin e qytetarëve në sheshin mes dy teatrove.  Gazetarët në terren të RTV Ora raportojnë se ka përplasje mes policisë dhe ish-deputetëve të PD-së. Vihet re një numër i shtuar i forcave të policisë, e cila po krijon kordone të njëpasnjëshme në zona të ndryshme të sheshit pranë teatrit, ndërsa protestuesit nuk lejohen të lëvizin.


Ora 15:00 - Nje grup aktoresh ndodhen brenda ambienteve te Teatrit Kombëtar dhe nuk largohen ndërkohë që është ndërprerë energjia elektrike.



Aktorët përplasen me policinë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar

Momente tensioni dhe përplasje janë shënuar disa herë paraditen e sotme para Teatrit Kombëtar mes artistëve dhe qytetarëve që nuk duan shembjen e Teatrit dhe policisë së Shtetit.  Që në orët e para të mëngjesit policia kishte rrethuar institucionin dhe artistët denoncuan se ishin dhunuar nga policia për tu larguar dhe liruar hyrjen disa punonjësve të administratës që ishin ngarkuar me procesin e invetarizimit të materialeve. 

Artistët kërkuan të hynin brenda për të parë se çfarë po ndodhte brenda ambienteve të Teatrit por ata nuk u lejuan nga policia. Kjo shkaktoi disa herë përplasje dhe tensione mes policisë dhe protestuesve.

Të ndodhur në këto kushte, regjisori Edmond Budina, mes emocioneve dhe dridhjes së zërit kërkoi ndihmën e të gjithëve për të mos lejuar prishjen e Teatrit.

Edmond Budina:"Nuk mund te dhunohet ky tempull. Ky vend eshte i shenjtë. Teatri i ri të bëhet diku tjetër. Ju lutem na mbeshtesni eshte vlera e jone. Po ruajme institucionet nga vjedhja e oligarkeve" 

Përballja ishte e fortë, duke e lënë edhe pa këpucë regjisorin Robert Budina.

Robert Budina: Është vetëm drejtori organizativ i TK. Të gjithë të tjerët që janë futur brenda janë të paligjshëm, nuk janë punonjës të TK dhe nëse u futën ata punëtorët që i kanë marrë për bukën e gojës, ne duhet të futemi brenda. Jemi njëlloj si ata.

Pse këta punëtorët e tjerë u lejuan mor zoti polic dhe ne nuk u lejuam? Ata ishin si ne, nuk janë punëtorë të TK. Pra, ju e shihni që nuk e kanë një përgjigje dhe ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër, përveçse të kuptojmë se çfarë po ndodh në TK. Çfarë po bëjnë zotërinjtë që janë futur brenda, që nuk janë punonjës të TK? Po vënë bomba për ta djegur, siç dogjën atë tek Bashkia? Do shkaktojnë ndonjë skandal? Çfarë është kjo punë? Këta nuk na lënë të futemi brenda.


Arben Malaj propozon zgjidhjen 

Arben Malaj iu bashkua protestës,  ndërsa propozoi një zgjidhje për krizën.

"Ministria e Kulturës të heqë sa më parë policët nga rrethimi i institucionit. E dyta Ministri Pandeli Majko dhe socialisti shumë i mirë Erjon Brace të kërkojë një vendim qarkullues qe per te gjithe periudhen derisa te kete kontrate per fillim punimesh të bllokohet rrethimi nga policia dhe të bllokohet aktiviteti në Teatrin Kombëtar. Pra te dy palet te gjejne nje pozicion qetesimi. Kjo mund te behet me akt normativ qarkullues. Nëse Majko e Brace e duan këtë vend ajo bëhet gati për 20 minuta. Kjo i jep mundësi policisë të luftojnë kundra krimit dhe artistëve të vendit tim të pushojnë si gjithë shqiptarët.  Nëse qeveria nuk bën vendim qarkullues që të bllokojë deri ditën e fillimit të punimeve, që mund të jetë dy vite, mos prekjen e teatrit dhe dhënien e qetësisë vendit tim i takon kuvendit. I takon Gramoz Rucit të mbledhë deputetet qe janë me pushim dhe të marrë një ligj vetëm me një paragraf. Ndalohet nderhyrja tek Teatri dhe ndalohen aktivitetet ne TK. Pas kësaj të gjithë së bashku të bëjmë maksimumin për zgjidhjen më të mirë që mbron pasurite tona."

Krah aleances PD
Më pas në krah tyre shkuan edhe deputetët demokratë dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

"Gjithçka që po zhvillohet këtu ka vetëm një qëllim: grabitjen e kësaj toke, zhvillimin e një projekti mbi 200 milion euro për të pastruar paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, që është arkitekti klient i Edi Ramës. Pra, është një skemë e pastër mafioze për t’i rrëmbyer kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë Teatrin Kombëtar për të pasuruar Edi Ramën dhe një grusht hajdutësh që kanë marrë përsipër prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pastrimin e parave të drogës dhe paratë e Edi Ramës." U shpreh Basha.

Hapen dyert e Teatrit

Rreth orës 10:50 policia hapi derën e Teatrit Kombëtar dhe nje grup aktoresh, qytetare dhe deputete te PD-se hynë brenda për të parë se çfarë po ndodhte. 

Aktorët Juljan Deda dhe Neritan Liçaj e quajnë të rëndë atë se çfarë ka ndodhur brenda teatrit.

Julian Deda: "Të gjithe jemi për një teatër të ri. Por jo këtu. Tiranës i duhet një teater i ri dhe Tirana ka vende plot"

  Ndërkohë një person pësoi gjendje të fikti pasi ra në pishinën bosh që ndodhet në oborrin e teatrit. Ndërsa pamja brena godinës nuk i shkon aspak një institucioni kulturor

Rreth ores 12: 46 u rikthye tensioni dhe perplasjet para Teatrit Kombetar. Ndërkohë Presidenti Ilir Meta pritet të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kryeministri Edi Rama permes një postimi në twitter tha se "asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend" ndërkohë kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj tha se lëvizjet kunder progresit në vend janë nga i njëjti grup? PD dhe LSI me mashat! Si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi,  Tirana do fitojë sërish”


Perlotet Budina: S'me ka terhequr zvarre policia e Ramiz Alise me terhoqen keta 

I tronditur dhe gati me lot në sy regjisori Edmond Budina tregon si është tërhequr zvarrë nga policia, ndërsa ai së bashku me 4 persona të tjerë po qëndronin tek hyrja e Teatrit Kombëtar si rezistencë për të ndalur shembjen e tij.

 "Sot është një ditë e trishtë. S'më ka ndodhur as në kohën e Ramiz Alisë. Policia atëherë nuk më ma tërhequr zvarrë. Ajo që ka ndodhur në vendin tim është një nga gjërat më të turpshme. Nuk po mbrojmë shtëpitë tona, por shtëpine  shqiptarëve. Nuk themi që teatri të mos ndërtohet por teatri i ri të ndërtohet diku tjetër.

Reagon Meta: Turp! Turp! 

Ne nje postim ne facebook pak me pare, Presidenti e quajti te turpshme rrethimin me polici te Teatrit dhe përplasjet fizike të policisë me komunitetin e artistëve. 

"Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare. As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor '90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!" 



EMISIONET