Orteku i dëborës bllokon rrugën në Dardhë

Orteku i dëborës bllokon rrugën në Dardhë

Mbrëmjen e kësaj të diele (18 nëntor) një ortek dëborë ka rënë në zonën e Dardhës, duke bllokuar edhe rrugën.

Orteku ka rrëzuar edhe një shtyllë, duke bërë që fshati turistik i Dardhës të jetë pa energji elektrike.  Dy borëpastruese dhe dy fadroma po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

Probleme në furnizimin e energjisë ka edhe në Devoll, Voskopojë, Vithkuq, disa fshatra të Pogradecit dhe në zonen e Lozhanit.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes në qytetin e Korçës kanë vijuar reshjet intensive të dëborës, duke shkaktuar edhe problem në qarkullim. Raportohet se asnjë masë nuk është marrë për pastrimin e rrugëve brenda qytetit. Ndërsa qarkullimi i makinave bëhet vetëm me zinxhirë.

Vështirësi në kalimin e makinave ka edhe në aksin Korçë-Kapshticë.

EMISIONET