Studentët vijojnë të jenë të ngujuar prej mëngjesit të së enjtes (10 janar 2019) në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë. 

Ora 13:05 Mjekësia i është bashkuar studentëve të Ekonomikut në shenjë solidariteti.

Ora 10:44 Policia largohet nga Fakulteti i Ekonomikut, del jashtë

Studentët debatuan me përfaqësues të policisë, duke u kërkuar llogari për dhunën e ushtruar dhe duke u kërkuar të largohen jashtë. 

Studentja: Femrat janë dhunuar vërtet. Tu vijë trup se keni fëmijë dhe vetë. Dhe ju që jeni këtu keni studentë nëpër shkolla.Si mund të tregohen të fortë policët, ne kërkojmë ndihmën tuaj, të na mbështesni, jo të na ktheni shpinën dhe të përdorni dhunën ndaj bijve dhe bijave tuajal. Shumë turp për ju! Policia të përdorë dhunë ndaj një 19, 20 apo 23 vjeçari. Këtu tregoni që jeni të fortë ju? Turp tu vijë.

Pas këtij debati, shefi i patrullës së zbarkuar atje u pa të bënte një telefonatë dhe pas saj policët u tërhoqën jashtë oborrit të Ekonomikut.

Largimi u shoqërua me duatrokitje dhe ovacione nga studentët.

Ora 10:27 Boçi shkon për të nxjerrë policinë nga Ekonomiku, studentët: Largohuni dhe ju!

Ora 10:03 Qetësohet situata te Ekonomiku. Studentët arritën të marrin karriget nga auditoret dhe ti vendosin në hollin e Fakultetit.Numri i studentëve të pranishëm në Fakultet është rritur.

Ora 10:00 Studentët shtrojnë batanije në pllaka

Ora 09:45 Sërish përplasje brenda Fakultetit të Ekonomikut. Policët privatë nuk lejojnë studentët të marrin karrige nga sallat për ti vendosur në hyrje të Fakultetit. Në debat është përshirë dhe pedagogu Rezart Prifiti.

Përplasje mes policisë së shtetit dhe studentëve

Mëngjesi i sotëm (11 janar 2019) ka nisur me tensione në Fakultetin e Ekonomikut mes policëve privatë dhe studentëve. 

Këta të fundit kërkojnë të vijohet me bojkotin e procesit mësimor. Policia private nuk lejoi studentët që të bllokojnë hyrjen e Fakultetit.

Kjo solli konfrontime fizike. Për herë të parë ka ndërhyrë dhe policia e shtetit. Studentët i akuzojne per ushtrim dhune.

"Policët kanë kapur studentët dhe i kanë goditur në vend se të na mbrojë. Policia nuk lejohet me ligj të vijë këtu"u shpreh një studente.

Rreth orës 8:40 u shënuan të tjera përplasje mes studentëve dhe policisë private.

"Ka konfrontime fizike", raportoi gazetarja Nertila Dosti.

Në fund studentët arritën të futen brenda Fakultetit.

"Pati dhunë, shtyrje, dhe terror nga policia. Nuk treguan mëshirë as për vajzat. Kanë sjellë policinë dhe sigurinë në Fakultet" tha një studente.

Ora 09:24 Studentët e Ekonomikut te zyra e Dekanit, kërkojnë shpjegime për praninë e policisë

Zëvendësdekani: "Tani kemi ardhur dhe do të njoftohemi për situatën".

Studenti: Kush e ka lajmëruar policinë?

Administratori i Fakultetit: Momentin që vij në Fakultet dhe shoh një situatë të tillë kam të drejtë të njoftoj titullarët e mi.Kam njoftuar titullarët e mi. Nuk jam konfrontuar me studentët.

Studenti: Nuk kemi bërë bllokim por argumentim. Pedagogët, studentët, pastrueset, marangozi që një dritare nuk ka rregulluar, janë brenda.

Ngujimi te Ekonomiku vijoi edhe natën

Studentët kanë qenë të ngujuar brenda ambjenteve të Fakultetit deri në orët e para të mëngjesit.

Rreth orës 7 të mëngjesit, studentët kishin bllokuar hyrjen kryesore duke krijuar një gardh me njëri-tjetrin, për të mos lejuar hyrjen në mësim.







/Ora News.tv/