Në Vlorë vijon aksoni i Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit për të prishur objektet pa leje në shëtitoren e bregdetit të Vlorës, lungomare.

Aksioni u ndoq sot ng afër dhe nga kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici.

Operacioni nisi nga Vlora, ku për ti hapur rrugë zgjatimit të shëtitores  Lungomare siç është parashikuar do të rrëzojë mbi 60 objekte.

Bëhet fjalë për ndërtesa një dhe dy katëshe dhe struktura të ndryshme me funksion shërbimi të ndërtuara pa leje nga Uji i Ftohtë në Orikum

Ndërhyrja nisi nga zona e Ujit të Ftohtë dhe pritet të vijojë përgjatë gjithë muajit shtator.





/Ora News.tv/