Një vajzë ka treguar se ishte 16 vjece kur ish president ii Amerikës, George HW Bush i preku të pasmet kur po pozonte me të dhe nënën e saj.

Rosyln Corrigan është femra e gjashtë që akuzon Bush për sjelljet e pahijshme në raste të ndryshme. Ajo tregoi për revistën Time se e takoi presidentin në 2003 në një mbledhje me oficerët e Cia në Teksas, ku punonte i ati.

“Reagimi im ishte absolutisht i tmerrshëm. Isha shumë konfuze, isha fëmijë,” – tha Corrigan.

Një zëdhënës i George Bush ka pranuar se janë prekur disa femra në të pasme. Në atë kohë, presidenti i 41-të i Amerikës ishte 79 vjec dhe vajza tregon se fytyra e saj ka marrë një pamje gjysmë të frikshme vetëm prej atij momenti.

Nuk dihet nëse do nisin hetime për të, por akuza për emra publik rreth abuzimeve seksuale filluan të dilnin që prej historisë së producentit Harvey që kërkonte para ose seks në këmbim të karrierës.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/