Një çift në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është sulmuar nga 5 persona. Çifti u sulmua dhe u rrah barbarisht nga një grup djemsh, në një rrugicë pranë një klubi nate në Springfield. Në video duket se si çifti sulmohet papritmas, nga një grup prej pesë djemsh të cilët kanë tentuar edhe më parë të përdhunojnë vajzën Meredith Cole. I dashuri i saj, dixheji Alex Vessey, mundohet me të gjitha mënyrat për ta mbrojtur, por ai vetëm nuk mund të bëjë dot asgjë. Për fat të mirë arrin policia dhe grupi i djemve largohet menjëherë me vrap.

/Ora News.tv/