Vidhnin lokale në Kuçovë, arrestohet 20-vjeçari

Vidhnin lokale në Kuçovë, arrestohet 20-vjeçari

Policia e Kuçovës ka arrestuar një 20 vjeçar të shpallur në kërkim për tentative vjedhje.

I arrestuari është Elvis Doda, 20 vjeç, banues në lagjen Nr 17, (i dënuar më parë për veprën penale Vjedhje). 

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur me 25 prill të këtij viti.

Në bashkëpunim me shtetasit L.G, S.B dhe B.O, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B në fshatin Havaleas.

Gjithashtu ata  dyshohen dhe si autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 08.02.2018, në lokalin e shtetasit A.Sh, në fshatin Perondi, Kuçovë ku kanë vjedhur disa pajisje interneti dhe një sasi eurosh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim".

EMISIONET