Policia e Vlorës ka arrestuar dy të mitur për vjedhje, ndërsa kanë proceduar në gjendje të lirë një të tretë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit I.T 16 vjeç dhe R.L., 14 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë shtetasi minoren K.B..

Policia thotë se adoleshentët  akuzohen se "më datë 23.06.2018, në lagjen ''28 Nëntori'', në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur dyqanin e shtetasit V.M., ku kanë marrë një shumë lekësh".

Po ashtu gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e të tjera vjedhjeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë edhe të vjedhjeve të mëposhtme:

-Më datë 08.05.2018, në lagjen ''24 Maji'', kanë vjedhur lokalin e shtetasit V.F.

-Më datë 18.04.2017, në lagjen ''Pavarësia'', kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.D.

-Më datë 19.06.2018, në lagjen ''Pavarësia 3'', kanë  vjedhur dyqanin e shtetases F.F.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm, për veprën penale ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

/Ora News.tv/