Vidhet xhamia në Prishtinë, një ditë pas Kurban Bajramit, imami publikon videon

Vidhet xhamia në Prishtinë, një ditë pas Kurban Bajramit,

Një vjedhje është kryer në xhaminë Hatunije në Prishtinë në ditën e dytë të Bajramit.

Imami Ramadan Avdullahu ka publikuar videon e vjedhjes në Facebook duke kërkuar ndihmë për identifikimin e autorit.

Ai ka shkruar se vjedhja ka ndodhur në xhaminë Hatunije në Prishtinë më 22 gusht 2018.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar djalin e ri i cili vjedh paratë e grumbulluar në arkën e xhamisë duke e thyer atë.

Imami kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

EMISIONET