Geraint Thomas i bën thirrje grabitësve që ti kthejnë trofeun e tij të Tour de France pasi u vjedh gjatë shfaqjes.

Policia po heton vjedhjen e 'Omnisports Coupe', që i jepet çdo vit fituesit të garës më të famshme të çiklizmit.

Trofeu prej ari i punuar me dorë u vjedh pasi ekipi i Thomas, Team Sky ua huazoi atë sponsorave Pinarello për ta shfaqur në The Cycle Shoë në Birmingham.

Ndërsa çiklisti tha: "Trofeu do të thotë shumë për mua dhe për ekipin".

Trofeu u rrëmbeu pasi ishte lënë për momentin pa mbikëqyrje gjatë pastrimit pas shfaqjes.

"Është jashtëzakonisht e pavend kjo që ka ndodhur. Është e qartë se trofeu është me vlerë mjaft të kufizuar për këdo që e ka marrë dhe shpresojmë se do të kenë mirësinë për ta kthyer atë. Një trofe është i rëndësishëm, por në të vërtetë, ajo që ka më shumë rëndësi janë kujtimet e mahnitshme nga kjo verë e pabesueshme dhe askush nuk mund t'i marrë ato kurrë,"-shtoi ai.

/Ora News.tv/