Një sasi armësh automatike, në numër ende të pakonfirmuar dhe një sasi granatash janë vjedhur nga baza ushtarake e PashAlimanit në Vlorë.

Ngjarja e paprecendentë është zbuluar të enjten një ditë para nisjes së radhës të ushtrisë shqiptare me mision në Egje.

Veprimet për zbardhjen e skandalit ndërkohë po kryenj nga dega ushtarake në Vlorë.

Burimet thonë se 5 persona të depos së armatimeve sipas turneve po merren në pyetje nga policia ushtarake.

Deri tani nuk ka procedime në prokurorinë e Vlorës, ndërsa burimet thonë se cështja do të trajtohet sipas rregullave ushtarake.

Pas evidentimit ngjarjes, mësohet se grupe inspektimi nga ministria e Mbrojtjes kanë arritur pranë bazës ushtarake dhe kanë punuar për inventarizimin e saktë të armëve.

Autoritetet shqiptare nuk japin asnjë informacion zyrtar por Ora News mëson se për ngjarjen po merren në pyetje (sot pasdite) ushtarakët ndërkohë që mësohet se dyshimet janë për një person të brendshëm duke qënë se për të hyrë në këtë bazë duhet të kalosh 4 kontrolle.

Aktualisht baza shërben për ankorimin  e anijeve të rojes bregdetare shqiptare duke qënë kështu baza më e rëndësishme ushtarake shqiptare

/Ora News.tv/