Videot e tradhëtisë së Tristan Thompson ndaj yllit të televizoneve Khloe Kardashian bënë xhiron e botës.

Por mesa duket moderatorja amerikane, e cila sapo ka sjellë në jetë vajzë, ka vendosur që ta falë dhe nuk po e konsiderojnë ndarjen.

Mediat e huaja raportojnë se çifti nuk ka ndërmend të ndahet dhe duan që ta kalojnë së bashku këtë periudhë të vështirë.

"Të dy janë të përkushtuar 100% që ta kalojnë këtë dhe të përqëndrohen në gëzimin më të madh që kanë një jetë, vajzën e porsalindur,"-tha burimi. "Tristan e di që duhet të ndërmarrë një hap tjetër tani. Ata duan që të ecin përpara pa kthyer kokën pas."

Burimi shtoi se Khloe ka në plan të kthehet në Los Angeles me fëmijën.

"Tani për tani, ajo ka nevojë për familjen e saj rreth vetes dhe e di se ata janë njerëzit e vetëm në jetën e saj që gjithmonë do ta duan dhe besojnë,"-tha burimi duke shtuar se 33-vjeçarja nuk ka ndërmend që ta lërë basketbollistin.

/Ora News.tv/