VIDEO/Lideri i Aerosmith 'heq qafe' fansin: "Selfie jo!"

Steven Tyler, lideri grupit të famshëm 'Aerosmith', u bë protagonist i një momenti të vogël tensioni.

Këngëtari në fakt ka shtyrë me forcë larg vetes një fans tepër të bezdisshëm që dëshironte të bënte një selfie me të.

Banda e tij ishte e ftuar në shfaqjen e Nbc me titull 'Today'.

Gjesti i këngëtarit u regjistrua në një video në rrjetet sociale, për të cilën Tyler replikoi menjëherë.

Në Twitter këngëtari ka dhënë versionin e tij rreth ngjarjes duke u përgjigjur me humor: "Nuk kisha kohë mik, ishim 'live'. Nëse do një eksperiencë intime, eja në koncertin tonë!"

Në videon e 'incidentit' shihet këngëtari, i cili në kuadër të emisionit të drejtpërdrejtë, teksa ecte në tapetin e kuq, nxitonte për të hyrë në studio dhe ishte i detyruar të kalonte mes dy rreshtave me njerëz, nga ku doli papritur një djalë i cili mesa duket ka bezdisur Tyler.

Mes komenteve, fansat e rokerit duket se janë nga ana e tij, duke qenë se kanë shkruar "njerëzit duhet të mësojnë të respektojnë hapësirat e tjetrit", apo akoma një koment tjetër "mendojnë se, meqë je i famshëm, duhet të jesh i disponueshëm dhe të lejosh të të prekin."





EMISIONET