Video+Foto/ Reja nis zborin te kuqezinjtë, fokusi te aspekti taktik

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar seancën e parë stërvitore nën urdhërat e teknikut, Edi Reja. Në urdhërat  e italianit janë vendosur 22 futbollistë, të cilët kanë zbritur në fushën e blertë dhe kanë kryer një seancë çlodhëse.

Nuk kanë munguar dhe kontaktet me topin, me teknikun Reja që ka parë lëvizjes në aspektin e pozicionimit të futbollistëve tanë. Këto seanca do i shërbejnë 73 vjeçarit për të parë elementët që mund t'i grumbullojë në 2 takimet e qershorit, përkatësisht më 8 qershor ndaj Islandës dhe më 11 ndaj Moldavisë.








EMISIONET