Mohamed Salah është kurorëzuar si futbollisti afrikan i vitit 2018.

Sulmuesi egjiptian i Liverpool u zgjodh për të dytën herë rrjesht si futbollisti më i mirë i kontinentit. Në garën e veçantë, Salah la pas shokun e tij te Liverpool, Sadio Mane. Podi u plotësua nga një tjetër futbollist që aktivizohet në Premier League. Pierre Emerick Aubameyang u pozicionua në shkallën më të ulët të podit.

Salah ka treguar një formë fantastike gjatë sezonit të shkuar, duke shënuar 44 gola në të gjitha kompeticionet, duke qënë një futbollist kyç te skuadra e Jurgen Klopp. Ndërkohë, pas marrjes së çmimit, skenën e pushtuan balerinat, të cilat nën ritmin e muzikës "detyruan" treshen finaliste të kërcente.

Por ajo që bëri përshtypje ishin veprimet e Salah, ku tregoi se në këtë disiplinë lë për të dëshiruar.

/Ora News.tv/