Video/ "Zbor" Laçit, Tirana prek gjysëmfinalen e Kupës

Video/ "Zbor" Laçit, Tirana prek gjysëmfinalen e

Tirana ka hedhur një hap të sigurtë drejt fazës gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë mposhtën pastër 3-0 Laçin në takimin e parë çerekfinal. Dopieta e Michael N'Goo dhe Edon Hasanit i japin një tjetër marsh skuadrës së drejtuar nga Ardian Mema, që takimin e kthimit pritet ta kthejë thjeshtë në formalitet.

Rezultati përfundimtar duhej të kishte qënë edhe më i thellë në favor të Tiranës. Dy gabime në vendosje të arbitrit anësor bënë të pavlefshëm dy gola të rregullt të bardhebluve, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet në ekuilibër total, 0-0.

Me rikthimin në fushë, ishte N'Goo që lëvizi saktë në zemër të zonës, për të mposhtur në dy episode portierin Selmani. Edhe goli i tretë kishte si protagonist britanikun, që shërbeu për Hasanin për të vulosur rezultatin përfundimtar në 3-0.

Takimi i kthimit do të luhet në Kurbin më 27 mars në stadiumin "Laçi".

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINE:










EMISIONET