Shpesh thuhet se boksierët janë "të këqinj" vetëm në ring, pasi në jetën reale janë të urtë, të mirë dhe të shoqërueshëm.

Një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Dzhabrail Duzaev, i cili pritet të mos e ketë të lehtë përballë drejtësisë ruse. Kjo, pasi ylli i MMA-së ka sulmuar një bankë dhe u largua, për tu neutralizuar më pas nga policia moskovite. Incidenti ka ndodhur në ditët e para të këtij viti, por vetëm ditën e sotme janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes si dhe nga ndalimi i Duzaev, i cili në momentin e neutralizimit nuk bëri aspak rezistencë.

Në videon e dytë, e cila gjithashtu u publikua kohët e fundit, tregon gjendjen e degës së bankës pasi u shkatërrua nga Duzaev. Është e paqartë nëse atleti ka përdorur vetëm duart apo një shkop bejsbolli, por sipas të gjitha gjasave, dita që do e shikojmë sërish në ring do të jetë tepër e largët.

Karriera profesionale e Duzaev numëron vetëm tre luftime, dy prej të cilave përfunduan në humbje.




/Ora News.tv/