VIDEO/ Xavi bën mrekullinë, spektakolar nga goditja e dënimit

VIDEO/ Xavi bën mrekullinë, spektakolar nga goditja e dënimit

Pasi udhëhoqi Barcelonën drejt sukseseve të njëpasnjëshme, Xavi Hernandez ka nisur të shkëlqejë në Katar. Edhe pse në moshën 39 vjeçare, mesfushori spanjoll ishte protagonist me një gol dhe një asist në fitoren 2-1 që skuadra e tij, Al Sadd arriti kundër Pakhakar.

Ishte pikërisht Xavi ai që kaloi në avantazh Al Sadd, teksa ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi nga rreth 20 metra. Ndërkohë, tre minuta përpara fundit, spanjolli asistoi në golin e fitores, rezultat i cili ngjiti Al-Sadd në krye të grupit D të Champions League aziatike. Ky ishte goli i tretë i Xavit në Champions League aziatike.

Kujtojmë që dy skuadrat e para të çdo grupi kualifikohen në fazën tjetër të kompeticionit, teksa deri më tani janë zhvilluar vetëm 4 takime.



EMISIONET